Një rënie tensioni dhe gjendje të fikti ka detyruar ish-kreun e bandës së Lushnjës të lërë sallën e gjykimit në procesin penal në ngarkim të tij. Alfred Shkurti i njohur ndryshe si Aldo Bare, nuk ka mundur të vazhdojë gjykimin duke lënë seancën vetëm pak minuta pas fillimit të saj.
Procesi gjyqësor ka vazhduar me praninë e mbrojtësit të tij, i cili paraqiti një kërkesë para turpit gjykues, ku kërkonte pushimin e gjykimit me argumentin se kanë kaluar të gjitha afatet e lejuara të hetimit.
Sipas mbrojtësit të Bares organi i akuzës në një distancë kohore prej dy vjetësh e 6 muajsh ka shkelur të gjitha afatet të cilat parashikojnë se hetimi paraprak nuk mund të zgjasë më shumë se dy vjet.
Ish-kreu i bandës së Lushnjës Bare, akuzohet për një sërë veprash penale si vrasje me paramendim, mbajtje të armëve luftarake, shkatërrim të pronës me zjarr dhe krijim të organizatës kriminale./tvklan.al
Gazetar: Julian Kasapi