Një dëshmi tronditëse është dëgjuar sot para togave të zeza në procesin gjyqësor kundër të pandehurve të bandës së Lushnjës. Adem Arapi, një prej personave të rrëmbyer nga kjo bandë, ka treguar rrethanat dhe shkaqet për të cilat e torturuan gjatë orëve të tij në komisariatin numër 2 në Lushnje.
Sipas dëshmitarëve rrëmbimi i tij, u krye për shkak se anëtarët e bandës kërkonin vendndodhjen e Gramoz Selmanit, shokut të ngushtë të Tur Dajës, i cili vrau vëllain e Alfred Shkurtit. Pas vrasjes së të vëllait, Shkurti kreu një sërë vrasjes në qytet. Në kërkim të shfarosjes së krejt personave të njohur nga daja, mbi njërin nga këto ishte Gramoz Selmani./tvklan.al
Gazetar: Julian Kasapi