Aldo Bumçi: “Edi Rama po shpërndan trakte për të organizuar protestën antivizë në një vend i cili ka kujtesën e tij izolimin më të thellë gjatë regjimit komunist. Në një kohë që ¼  e popullsisë shqiptare jeton në vendet e BE-së, Edi Rama është angazhuar në një fushatë intensive kundër heqjes së vizave dhe organizimi i protestave është në kuadër të kësaj beteje. Qeveria shqiptare ka përmbushur dhe po përmbush të gjitha kërkesat për realizimin e kësaj ëndrre për gjithë qytetarët shqiptar. Përparimi i dukshëm dhe i shpejtë i Shqipërisë në këtë drejtim është vlerësuar maksimalisht nga institucionet e BE-së dhe nga zyrtarët më të lartë të vendeve anëtare. Edi Rama më kryeneçësi dhe në mënyrë të pashpirt po përpiqet me çdo kusht të bllokojë heqjen e vizave për qytetarët shqiptar kur ai dhe kolegët e tij lëvizin me pasaporta diplomatike. Protesta e tij kundër heqjes së vizave është një protestë që bie në kundërshtim me shpresat dhe ëndërrat e çdo qytetari shqiptar.”/tvklan.al