Kryetari i koalicionit “Poli i lirisë” Aleksandër Meksi ka hedhur poshtë çdo mundësi për koalicion paszgjedhor me të majtën, duke lënë të hapur mundësinë e një koalicioni të mundshëm me Partinë Demokratike dhe aleatët e saj. Kjo ka qenë deklarata e Meksit gjatë prezantimit të disa subjekteve politike dhe të shoqërisë civile, që janë bashkuar me koalicionin e “Polit të lirisë”.
Aleksandër Meksi: “Ne nuk i kemi bërë thirrje askujt që përçani partitë e juaja dhe hajdeni nga Poli i lirisë. Ne i kemi bërë thirrje kujtdo që e gjen veten në një program të tillë, në një mënyrë të tillë të organizmit të partive, të demokratizuar dhe të hapur. Sepse kemi thënë dy janë kriteret e demokracisë, pjesëmarrja pra unë vij se ti ma dëgjon fjalën dhe vota ime vlen për të zgjedhur ty, atë apo atë dhe për të vendosur dhe transparenca që marrim vesh se çfarë ndodh, se çdo të bëhet pas zgjojeve, sistemi është proporcional. Ne, një gjë është e sigurt dhe unë e kam thënë në një nga këto intervistat, ne nuk bëjmë koalicion me të majtën se jemi parti e qendrës së djathtë.”
Partia e Reformave Demokratike, Partia konservatore dhe katër shoqata i janë bashkuar Polit të lirisë pas rikthimit në jetën politike të ish-kryeministrit Aleksandër Meksi vetëm një ditë më parë./tvklan.al
Gazetar: Eno Luarasi