Ari Halinani dyshohet se ka zhdukur nga vendi i krimit celularët e tij dhe të Nelgert Patës. Në makinën ku ai gjendej se bashku me viktimën nuk është gjetur asnjë nga telefonat që ata kane patur në përdorim.
As në çantën që kishte me vete Nelgert Pata apo në hotelin ku ai qëndroi 3 ditët e fundit të jetës nuk janë gjetur aparate celulare.
Prokurorët dyshojnë se Alinani i ka marre telefonat përpara se te largohej nga makina. Ai mund t’i ketë hedhur ata, ose mund t’ia ketë dhënë një të njohuri tjetër, që ka qenë pranë vendit të ngjarjes. Numrat qe ata kishin ne përdorim rezultojnë të fikur.
Alinani ka thënë gjate marrjes në pyetje se ata nuk përdornin celulare, por në emrin e tij figuron një numër të cilin rezulton se ka përdorur deri të dielën kur ra pre e atentatit, që la të vdekur mikun e tij Nelgert Pata.
Alinani, i dënuar me parë për vjedhje me dhunë ka thënë gjithashtu se Patën e njihte prej pak ditësh. Por nga hetimet ka rezultuar se ata kishin miqësi prej shumë kohësh dhe se makinën atij ia kishte blerë Nelgert Pata./ TV KLAN