Ishte një surprizë e bukur ajo e mbrëmjes së sotme të “X Factor Albania” në Tv Klan, kur Alketa Vejsiu u ngjit në skenë për të performuar.

Alketa na kishte paralajmëruar mbi këtë performancë në rrjetet sociale ku kishte kënduar një version ‘A cappella’ të kësaj kënge, duke u shprehur se do e këndonte në një nga netët Live të ‘X-Factor’. Kënga është kënduar nga Arisa që u rendit e dyta në “Festivalin e Sanremos’ në 2012, dhe u këndua edhe këtë vit në skenën e Ariston.

Version që e bëri më popullore ishte ai i Angelica në “X-Factor Italia”, e cila përloti gjithë jurinë italiane.

“La notte”, në shqip “Nata”, nata e mendimeve dhe e mungesës së njerëzve që duam, që mund të jetë mungesë sentimentale por edhe mungesë njerëzore i vendos njerëzit gjithmonë në një melankoli dhe vetmi ku mendja dhe zemra bëjnë luftën e tyre. Duhet të gjejmë gjithmonë forcën për të ecur përpara. Nuk ka fitues apo humbës në këtë luftim; të gjithë duken të mundur në gjysmë të rrugës.

Me një performancë shumë të bukur, e sjellë në versionin e saj, Alketa emocionoi publikun në sallë e jo vetëm.