Altin Goxhaj: “Siç e patë këtë pamje ekskluzive, janë filmuar me celular gjatë ushtrimit të dhunës të militantëve të Partisë Socialiste ndaj aktivistëve të Lëvizjes “Zgjohu” dy ditë më parë, të cilët shkatërruan banderolat tona të protestës, Rama çohu shko në punë. Dhe po ashtu goditën dhe dhunuan aktivist të lëvizjes tonë. Unë jam këtu sot pikërisht përballë kësaj gjëje të zezë, të errët, të pisët ku dhe disa pemë janë bërë të zeza. Është ngjyra e vërtetë reale e atyre forcave, falangave të cilët kërkojnë të ushtrojnë dhunë dhe kanë ushtruar dhunë, dhe kërkojnë që t’i mbyllin gojën dhe të vetmes lëvizje qytetare në Tiranë. Po bëj gati dosjen për në prokurori, pikërisht për djegien e bunkerit. Dje dhe gjatë gjithë javës, strukturat e Edi Ramës kanë përhapur në media informacione të rreme për të më akuzuar mua që e kam djegur unë bunkerin. Atë bunker polisteroli që ne vumë këtu si simbol të bashkisë Tiranë. Gjithë atë punë të madhe si simbol të fundit që ne punuam për Lëvizjen “Zgjohu”, gjithë atë lodhje që ne bëmë, i bie që ta kishim djegur ne, ndërkohë që qëllimi jonë ishte pikërisht të qëndronte këtu. Ne kemi paraqitur në polici faktet, provat, dëshmitar okular të cilat vërtetojnë që ne nuk kemi asnjë lidhje me djegien e bunkerit, po përkundrazi ata që kanë në kokën e tyre zjarrin, tymin, shkatërrimin ata që kanë në kokën e tyre bunkerin. Ata janë ata që kërkojnë të djegin, të shkatërrojnë. Janë ata që shkatërruan dhe dogjën simbolin e lëvizjes tonë të cilët po ju informojmë, ne jo vetëm që do ta vendosim prapë. Po do ta vendosim prej betoni të vërtetë”./tvklan.al