Altin Goxhaj: “Vendimi i fundit që është marrë në Komisionin Europian ka krijuar një përçarje të re në Ballkan, unë po përdor fjalën përçarje duke iu referuar pikërisht një deklarate të … të cilët e kanë konsideruar këtë mënyrë të liberalizimit të vizave, këtë proces të heqjes së vizave për një kategori vendesh dhe lënien të këtij regjimi vizash për një kategori vendesh tjera. E kanë quajtur përçarje të re në Ballkan, ndërkohë që disa analistë e kanë quajtur dhe një geto të re.” Vladimir Thano: “Federalistët e rinj Evropian të Shqipërisë besojnë në standardet e vendosura ndërkombëtarisht nga BE, por besojnë së standardet e vendosura janë të dyfishta. Nga një anë hapet një faqe e një faqe të bardhë për disa shtete siç është Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia dhe nga ana tjetër lihen jashtë boshnjakët mysliman dhe shqiptarët.”/tvklan.al