Altin Goxhaj: “Dikur ishin 700 mijë bunker, sot kemi një, mjafton sa për 700 mijë bunker. Ky është bunkeri i Edi Rama, ky është monumenti i Edi Ramës, ndodhet pikërisht aty ku ka qenë monumenti i Enver Hoxhës. Ky është bunkeri që simbolizon pikërisht fytyrën e vërtetë të Edi Ramës, të kryetarit të bashkisë Tiranë që është fytyra e betonizimit, është fytyra e lejeve të Delijorgjit, është fytra e grabitjes së pronave të qytetarëve, është fytyra betonishteve që zëvendësuan lulishtet e Tiranës dhe shatërvanët, është fytyra e abuzimit të përditshëm dhe të pafundmë, është fytyra e atij njeriu që i la fëmijët e Tiranës të luajnë nëpër shpia se nuk kanë ku të luajnë, është fytyra e atij njeriu që ka sjell këtë trafik kaq skandaloz, është fytyra e këtij bulevardi që është kaq i prishur prej vitej dhe i shkakton gjithmonë makinave në një përmasë vjetore kosto e amortizimit prej 7 milion eurosh vetëm për 700 mijë euro që do duhesh për njëherë e përgjithmonë që të rregullohet kjo pjesë e rrugës, është fytyra e vërtetë e gjithë këtyre betonishteve të mëdha, e këtyre pallateve gjigande, këtyre skrapeve gjigande të cilat e kanë shëmtuar përherë e më shumë, është fytyra e pikërisht e atij. Ky është guri i varrit e Tiranës historike, e Tiranës së vjetër ku Kalatë, Kinematë, lulishtet e vjetra janë shkatërruar dhe betonizuar përditë”./tvklan.al