Altin Goxhaj: “Sot pikërisht erdha këtu pranë Gjykatës Civile në Tiranë, për të depostuar padinë ndaj Erion Veliajt për shpifje, pasi prej 2 javësh ai po shpif gjithkund sikur personi im paska qenë ndonjëherë këshilltarë kryeministrash në Shqipëri. Unë nuk kam qenë asnjëherë këshilltarë i asnjë kryeministri. Unë nuk kam firmosur kurrë në asnjë bordero qeveritar e të pushtetit ekzekutiv. Unë kam punuar gjithmonë në shoqërinë civile dhe arsye pse Erion Veliaj shpif sikur jam këshilltar i Sali Berishës, Ilir Metës apo i Fatos Nanos, bazohet vetëm në një qëllim që të zbehi pikërisht aksionin tim qytetar. Prej javësh janë hedhur sasi parash të mjaftueshme në Shqipëri për të kërkuar persona të cilët do të hidhnin baltë mbi personin tim, nuk janë gjendur dhe Erion Veliaj ngeli i detyruar vetë që ta bëj këtë gjë. Ajo që unë bëra sot, ishte një kërkesë padi pasi bëra një deklarim noterial, ku kërkesë padia ime kërkon një dëmshpërblim prej 99 milion lekësh të vjetra dhe sipas deklarimit tim noterial këto para do t’i kalojnë automatikisht të gjithë shoqatave veriore të Shqipërisë në mënyrë që Erion Veliaj së paku t’u kthej ca para shoqata veriore që u ka marrë prej 6 vjetësh në shoqërinë civile shqiptare”./tvklan.al