Lajme Arkiva 2003

Vazhdojnë orvatjet e shqiptarëve në Ambasadën dhe kufirin grek. Emigrantët shqiptar në Greqi që kanë ardhur në atdhe për të kaluar pushimet e verës nuk arrijnë të kthehen në shtetin helenë. Premtimi i zëvendës ministrit të jashtëm grek i dhënë në tiranë 1 javë më parë, për kalimin pa probleme të shqiptarëve në Greqi duket ende i parealizueshëm.

Me qindra persona nga e gjithë Shqipëria zënë këtë mëngjes dyert e ambasadës greke në tiranë për tu pajisur me vizë edhe pse kanë leje qëndrimi në shtetin helenë. Ky fluks i madh në ambasadën greke vjen menjëherë pasi pala greke në doganën Kapshticës dha shenjat se nuk do të lejojë kthimin normal në Greqi të shqiptarëve të pajisur me dokumentet e qëndrimit në vendin fqinj.

Emigrant: Në tetor mbaron puna. Unë tani marr vizë, unë çdo bëj për 2 muaj. Gjithë ato lekë që unë kam paguar atje, në rajon të policisë.

Emigrant: Kam 2-3 muaj që rri këtu para derës së ambasadës.

Emigrant: Unë vij këtu nuk sqaron njeri. Duhet të sqarohem brenda me grekun. Ai vjen thërret 10 emra aty janë 500 veta.

Emigrante: Ne i kemi letrat në rregull po na ka kaluar fletën këtij.

Zyra e shtypit në Ambasadën Greke në Tiranë informon se çdo ditë paraqiten nga 500 deri në 600 kërkesa për viza dhe ambasada jep nga 200-600 viza në ditë. Megjithatë kjo shifër si pas vetë të interesuarve është e pamundur. Ata tregojnë se oraret kur thërriten emrat nuk zbatohen.

Gjithashtu sipas shtetasve shqiptar ndodh shpesh që pala greke nxjerr lloj-lloj pretekstesh për të mos dhënë viza. Ditët e fundit ka rënë ndjeshëm edhe numri i emigrantëve shqiptarë që kthehen nga Greqia në pikat kufitare./tvklan.al