Ambasadori i OSBE në Tiranë Robert Bosch ka nxitur qytetare qe te shpejtojnë në aplikimin e pajisjes me dokumentet e rinj te identifikimit. I shoqëruar nga zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, zoti Bosch ishte në minibashkinë nr. 7 ne kryeqytet, për të parë nga afër ecurinë e këtij procesi, ku theksoi se pajisja  me letërnjoftimet elektronike është e vetmja mënyrë e shprehjes së vullnetit demokratik në zgjedhjet e qershorit.

Robert Bosch: Mesa duket njerëzit nuk po vijnë aq shpejt sa duhet për t’u pajisur me kartat e identitetit. Mesa shoh këtu ka shumë më tepër kapacitet sesa për ata që po vijnë. Ne si OSBE jemi të interesuar për të pasur zgjedhje të mira. Për këtë arsye ne interesohemi që njerëzit të vijnë sa më shpejt për tu pajisur me kartat e identitetit. Pashë procesin dhe ai nuk zgjaste më shumë se 5 minuta, kështu që nuk ka arsye për të mos ardhur. Prandaj i bëj thirrje banorëve të kësaj njësie dhe të të gjithë vendit që të vijën sa ë shpejt që të jetë e mundur për të përmbushur detyrat e tyre si qytetar të këtij vendi, sepse të votuarit është detyrë në një vend demokratik.

Nga ana e tij zv/ministri i brendshëm Poni  theksoi se procesi i aplikimit do të përfundojë deri më datën 15 mars dhe akuzoi opozitën se po deformon këtë proces.

Ferdinand Pone:15 marsi do të përmbyllë të gjitha njësitë mbi 5 mijë banorë dhe ngelen njësitë shumë të vogla që besoj do të vazhdohet në përputhje me hapat në një kohë shumë të shpejtë. Do të thosha më mirë që ju të citoni sistem,et e hapura dhe të implementuara sesa themi në rastin më të mirë po e quaj një informacion të pabazuar ndoshta dhe nga opozita.

Procesi i aplikimit me letërnjoftime elektronike shtrihet në 100 bashki, njësi bashkiake e komuna, ndërkaq në Tiranë ka nisur prej ditës lëshimi i letërnjoftimeve dhe brenda muajit mars shpërndarja do të nisë në të gjitha zyrat e posaçme, në mbare vendin. /tvklan.al

Gazetar: Julian Kasapi