Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Nisma e ministrit të Jashtëm grek Jorgos Papandreu për takimin e djeshëm në Tiranë me kryeministrin Majko dhe homologun e tij maqedonas Dimitrov, sipas ambasadorit grek në Tiranë Aleksandros Malias, ishte vendimtare dhe u bë në momentin e duhur. Kjo inisiativë sipas tij ndihmojë në zbutjen e një situate e cila mori përmasa shqetësuese.

Këtë vlerësim kreu i diplomacisë greke në Tiranë e bëri sot para gazetarëve pak çaste pas një takimi me kryeministrin Majko, ku sipas tij ishte folur për ndihmat konkrete që greqia dhe qeveria e saj do të jap për kapërcimin e krizës së pazakontë që po përjeton shqipëria.

Ambasadori grek bëri të ditur se sot në Pogradec kanë mbrritur forcat dhe mjetet për ngritjen e një kampingu për rreth pesë mijë vendesh. Ndërsa brenda pak ditësh do të mbrrijnë ndihma të tjera. Zyrtarisht Greqi do të ndihmojë komisariatin e lartë të refugjatëve për të ardhurit nga Kosovan në Shqipëri.

Ndërkohë që diplomacia e këtij vendi sipas ambasadorit Malias do të jetë prezente në çdo inisiativë dhe kontributë që ndihmonë në kapërcimin e kësaj gjendje dramatike./tvklan.al

Gazetar – Aleksandër Çipa