Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Një rrjet i ri shpërndarës, do të bëjë të mundur furnizimin me ujë të pijshëm për 12 fshatra të komunës së Baldushkut. Me këtë rast për të inauguruar përfundimin e punimeve ka qenë i pranishëm këtu dhe ambasadori i SHBA në Tiranë. Zoti Jeffrey është shprehur i kënaqur për këtë investim.
James Jeffrey:- “Jemi shumë të kënaqur që kemi pasur mundësi që t’i ofrojmë këtë mbështetje gjithë banorëve të këtij komuniteti. Kjo ndihmë vjen nëpërmjet zyrës sonë të bashkëpunimit ushtarak, që drejtohet nga majori Zabreski që ndodhet këtu dhe është e një vlere prej 100 mijë dollarësh”.
Gjatësia e rrjetit shpërndarës të ndërtuar është 9 km, numri i banorëve që përfitojnë nga ky investim është 3600 banorë. Ky është një investim i dhënë nga qeveria amerikane, që kapi vlerën 100 mijë dollarë dhe në zbatimin e punimeve u punësuan dhe 50 punëtorë nga kjo zonë./tvklan.al