Ambasadori amerikan Limpreht ka vlerësuar me nota pozitive punën e ish ministrit të Rendit Spartak Poçi në vendosjen dhe stabilitetin e rendit publik në Shqipëri. Ministri Poçi ka kryer një punë të lavdërueshme në këto muaj theksoi Limpreht, por nuk i takon SHBA-së të vendosë për ndryshimet në qeverinë shqiptare.
Me gjithë qëndrimin e matur për largimin e ministrit të Rendit Spartak Poçi, Ambasadori Limpreht nuk i kurseu vlerësimet dhe për pasardhësin e tij Gjoni gjatë kohës që drejtoi ushtrinë shqiptare. Për ministrin e ri Lleshi, ambasadori Limpreht sygjeroi vazhdimin e e reformave në strukturat e mbrojtjes për t’i përshtatur ato me parametrat e NATO-s. Ambasadori Limpreht ka dhënë vlerësimet e tij për ndryshimet e fundit në kabinetin Meta gjatë konferencës për shtyp të grupit të biznesmenëve amerikano-shqiptar./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame