Amnesty International, ka thënë se konfirmimi i aktakuzës për krime lufte ndaj presidentit Thaçi, sjell shpresë për mijëra viktima të cilët kanë pritur për më shumë se dy dekada për të zbuluar të vërtetën në lidhje me krimet e tmerrshme të kryera kundër tyre dhe të dashurve të tyre. Aktakuza tregon se zyrtarët e lartë nuk janë mbi ligjin ka thënë hulumtuesja për Ballkanin në këtë organizatë, Jelena Sesar.

Sipas Sesar “faktet për krimet e luftës të kryera nga udhëheqja e UÇK-së, përfshirë një fushatë të persekutimit të serbëve, romëve dhe kundërshtarëve politikë midis shqiptarëve të Kosovës, duket se janë bindëse”.

Janë dashur gati 10 vjet që ndonjëri nga të dyshuarit për përgjegjësi penale të sillet në gjykatë. Kjo ka lejuar që të vazhdojë një kulturë e mosndëshkimit për krimet e luftës të kryera gjatë luftës në Kosovë (1998-2000). Kjo aktakuzë jep shpresë se çdo përpjekje për të penguar drejtësinë dhe të vërtetën nuk do të tolerohet dhe se viktimat dhe të afërmit e të zhdukurve më në fund do të shohin të dyshuarit të gjykohen“, është shprehur ajo.

Mbështetjen e Shqipërisë për Hashim Thaçin e ka ofruar kryeministri Edi Rama qe shkruan për proces absurd ndaj tij. Edhe Basha ka shprehur solidaritetin e tij duke thënë se aktakuzat ndaj ish udhëheqësve te UCK-se janë të pabaza. Sipas Bashës, askush nuk mund të barazojë viktimën me agresorin.

Presidenti Meta ka vlerësuar aktin e dorëheqjes së Presidentit  Thaçi dhe beson në pafajësinë e Tij. Prokuroria e Specializuar në Hagë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është ish senatori zviceran, Dick Marty.

Klan Plus