Partia Socialiste ka mbledhur mëngjesin e sotëm Kryesinë e saj, pak ditë para Asamblesë së thirrur të premten e 28 dhjetorit. Mbledhja e Kryesisë, e cila nisi punimet rreth orës 09:00, po zhvillohet me dyer të mbyllura. Burime pranë selise socialiste bënë të ditur se në këtë mbledhje po zhvillohet analiza e qeverisjes përgjatë këtij viti që është dhe i pari për mandatin e dytë të ekzekutivit “Rama 2”.

Vendimet që do të merren në këtë mbledhje të Kryesise do t’i kalojnë për diskutim dhe vendimarrje anëtarëve të forumit të Asamblesë. Kjo mbledhje e Kryesisë dhe Asamblesë vjen pas protestës 17 ditore të studenteve në Tiranë dhe në qytete të vendit.

Nuk bëhet e ditur agjenda e diskutimeve të mbledhjes së Kryesisë, por sipas disa burimeve mund të ketë dhe ndryshime në kabinetin qeverisës. /

abcnews.al