Anëtarë të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë së Vlorës, kanë akuzuar kryetarin e Bashkisë, Shpëtim Gjikën, njëkohësisht edhe kryetar i KRRT-së, për shkelje të ligjit, të parametrave teknike, konflikt interesi si dhe dëmtim serioz të mjedisit.

Këto akuza janë bërë publike në një konferencë nga dy anëtarë të KRRT-së, Edmond Hibro dhe Niko Dumani.

Edmond Hibro: “ Është shkelur ligji “Për legalizimin dhe urbanizimin e ndërtimeve informale”, duke miratuar leje ndërtimi dhe duke prishur në mënyrë arbitrare ndërtimet që janë në proces legalizimi. Ka sheshe ndërtimi në  kundërshtim me planin e përgjithshëm rregullues dhe studimin e zonës qendër. Vijën për miratim, pa plotësuar procedurat ligjore sheshe ku kanë filluar punimet e ndërtimit ose kanë përfunduar plotësisht objektet.”

Niko Dumani : “Kryetari i bashkisë së Vlorës, zoti Shpëtim Gjika në shkelje flagrante ët ligjit ka bllokuar funksionimin e KRRT-së prej 8 muajsh, duke shkaktuar ndikim negativ në zhvillimin dhe performancën mjedisore të Vlorës. Akoma nuk ka nisur realizimi i investimeve ë planifikuara or 2009. Rehabilitimi i kanaleve të ujërave të zeza dhe ujërave të bardha, Ndërkohë që Vlora përmbytet nga ujërat e ndotur dhe nuk mund të mbahet pastër duke zhbllokuar kanalin e ujërave të zeza me autobote.”

Akuzat vijnë pas mbledhjes së te premtes të KRRT-së së Vlorës, ku pas shumë polemikash u arrit votimi dhe miratimi i disa projekteve pavarësisht kundërshtimeve të bëra nga disa prej anëtarëve.

“Si ka mundësi që një kryetar bashkie në sy të opinionit publik, para kamerave dhe televizioneve t’i përmendësh dhe t’i diktosh që vendimet që kërkon të marri janë në shkelje të ligjit. T’i argumentosh këtë dhe ai të vazhdojë me forcën e votave dhe të punësuarve të tij dhe me mospërfillje të deklarojë se nuk pyet dhe mban përgjegjësi vetë.”

Diskutimi lidhur me ligjshmërinë e vendimeve pati si objekt shqyrtimin  e detyrave të projektimit dhe studimeve urbanistike për dhënien leje të ndërtimit  dhe disa investimeve publike./tvklan.al

Gazetare: Ornela Hila