Në Vlorë është zyrtarizuar largimi i trajnerit të Flamurtarit kroatit Zlatko Kovaçiç. Lajmin e bën të ditur kryetari i bashkisë, i cili ka zbritur nga zyra e tij në fushën e stadiumit për të prezantuar Edmond Liçaj dhe stafin e ri drejtues të skuadrës.
Kryebashkiaku Gjika megjithatë i shmanget pyetjes, nëse e ka shkarkuar apo Kovaçiç është larguar vetë.
Shpëtim Gjika: “Ç’rëndësi ka, e rëndësishme është që sot jemi këtu për të prezantuar trajnerin e ri të Flamurtarit, që është një nga figurat më të shquara të futbollit vlonjat pse jo edhe atij kombëtar, jo vetëm si futbollist, po edhe si drejtues. Është trajneri i të vetmit titull kampion të ekipit të futbollit të Flamurtarit.”
Trajneri i ri vjen me ide të qarta për drejtimin e skuadrës dhe nga thëniet e tij duket se do të ketë dorë të hekurt.
Edmond Liçaj: “Grupi i lojtarëve është tani do mundohemi të punojmë në radhë të parë të respektojmë fanellën e Flamurtarit, që për ne është pak e shtrenjtë, që unë e kam mendimin se nuk është respektuar nga këta lojtar, megjithëse kanë kushte optimale. Unë di të them një gjë që në futbollin e Vlorës do të luajnë ata që dinë të luajnë futboll.”
Zlatan Kovaçiç e la skuadrën në vendin e 8 me një renditje me 11 pikë. Ndërsa Edmon Liçaj është një prej figurave të futbollit vlonjat. Ai ka drejtuar edhe kombëtaren e 17-vjeçarëve, të 19-vjeçarëve në Shqipëri si dhe kombëtaren e kalçetos./tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe