Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg 2 ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, Redi Molla dhe Mariglen Qato, të akuzuar për korrupsion shpërdorim dhe pastrim parash.

Dosja penale në ngarkim të tyre u kthye në Apel nga Gjykata e Lartë, e cila kërkoi rishqyrtim të masave të sigurisë me tjetër trupë gjyqësore.

Në këto kushte, pas caktimit të trupës së re gjyqësore, gjyqtarja, Nertina Kosova, pasi shqyrtoi aktet dhe dëgjoi akuzën nga prokurori Klodian Braho dhe avokatët e dy të akuzuarve vendosi të lërë në fuqi masat “arrest në burg”.

Tv Klan