Nis tërheqja e aboneve për pensionistët që udhëtojnë falas në transport publik prej javës tjetër.
Në të 5 pikat e caktuara nga Bashkia e Tiranës ka patur një interes të lartë të pensionistëve për të tërhequr abonenë falas, siç duket edhe në këto pamje.
Udhëtimi falas në transportin publik për pensionistët aplikohet vetëm nga Bashkia e Tiranës.
Të gjithë pensionistët që kanë aplikuar fillimisht në Njësitë Bashkiake, paraqiten në një nga 5 pikat e përcaktuara për shpërndarjen e aboneve.
I moshuari duhet të paraqitet me kartën e identitetit për tërheqjen e abonesë falas.
Janë 177 mijë pensionistë të cilët përfitojnë nga vendimi i Bashkisë së Tiranës për të udhëtuar falas në transportin publik prej 1 Janarit.
5 pikat ku shpërndahen abonetë:
Kioska tek zona e 15 katëshit – Rruga “Urani Pano”
Kioska pranë Fakultetit të Inxhinerisë së Ndërtimit – rruga “Muhamet Gjollesha”
Kioska pranë Bibliotekës Kombetare – rruga “Luigj Gurakuqi”
Kioska pranë Brrylit – bulevardi “Zhan D’ark”
Kioska pranë Stacionit të Trenit – rruga “Reshit Petrela”
Tv Klan