Mazhoranca mbetet e vendosur ne qëndrimin e saj për te respektuar vetëm shtetin ligjor lidhur me ultimatumin e kryetarit te Partisë Socialiste, Edi Rama, për hapjen e kutive te votimit.
Reagimi vjen nga numri një i Ministrisë se Mbrojtjes, Arben Imami, i cili komentoi protestën e opozitës duke e cilësuar absurd qëndrimin e selisë roze për te shkelur mbi ligjin dhe kushtetutën, tha ai. Për ministrin Imami retorika e ultimatumeve nuk është gjuhe e politikes.
Arben Imami: “Shqipëria në këto 20 vjet ka ecur përpara, ka ecur drejt moderacionit, ka ecur drejt mirëkuptimit, ka ecur drejt transparencës, drejt zgjidhjes institucionale, drejt dialogut politik dhe ne duhet t’i mbetemi këtyre elementeve. Në politikë nuk mund të flitet me ultimatume. Në luftë flitet me ultimatume. Partia Demokratike ka qenë një aktor, sikurse ka qenë Partia Socialiste në këto zgjedhje. Ne nuk kemi çfarë kutish të hapim dhe në qoftë se do dikush të protestojë për çështjen e kutive le të gjejë rrugën ligjore. Ne ishim një aktor. Votat tona, sikurse votat dhe të partive tjera janë atje, gjithçka është e mbështetur në ligj. Le të provojë rrugët ligjore”.
Qëndrimi i ministrit Imami lidhur me ultimatumin e kreut te selisë rozë, Edi Rama, për hapjen e kutive te votimit vjen pas mbylljes se protestës tre ditore qe opozita zhvilloi ne kryeqytet.
Gjithashtu këtij qëndrimi iu shtua dhe teza e artikuluar tashme se ne rast mosplotësimi te këtij kushti brenda 10 ditëve, socialistët do te nisin protestat popullore deri ne zgjedhje te reja./tvklan.al