Albana dhe Silvana, dy motrat binjake të spektaklit Love Story në TV Klan, kanë trazuar ujrat në mesin e konkurrrenteve, teksa kanë treguar se kanë parë sjellje të pahijshme të tyre me Saimirin në prapaskenë.

Daily Love Story, programi me autore Ilda Lumanin, ka trajtuar pikërisht këtë temë të nxehtë, teksa ka marrë mendimin e vajzave të tjera të kastit për këtë koment të binjakeve.

Ka qenë Ariana ajo e cila ka reaguar gjithashtu në mënyrë kritike me vajzat, duke thënë se të vetmet të marrosura pas Saimirit kanë qenë ato që e kanë përmendur një gjë të tillë.

“Nuk u tregova fare e marrosur pas Saimirit, kisha shumë emocione edhe sidomos kur e pashë. Ishte jo princ por super super princ. Ajo vajza që e ka thënë, ka qenë ajo e marrosur pas tij”, është shprehur bukuroshja.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al