Rikthimi i një projekti të suksesshëm,  fillimi i një roli të ri si sipërmarrëse duke qenë njëkohësisht edhe nënë e tre fëmijëve adoleshentë duket se përshkruajnë një axhendë shumë të ngjeshur për ditët e Arjola Demirit. Aktorja e dashur ndau me “Rudina” në Tv Klan ngjarjet më të fundit rreth karrierës dhe jetës së saj, ndërsa nuk munguan as momentet e reflektimit.

Duke u kthyer pas në kohë kur ishte vetëm 18 vjeçe dhe lodhej në dyert e audicioneve për të gjetur mundësi për të filluar karrierën e cila sot është kthyer në një sukses, Arjola Demiri zbuloi edhe se çfarë do t’i thoshte vetes nëse do ta takonte sot.

Arjola Demiri: Kur kthehem prapa se e kam menduar  shumë shpesh këtë, është pyetje shumë e bukur… kam qenë e paqartë, e pasigurt siç vjen me moshën, natyrshëm vijnë shumë pikëpyetje. Vetëm merre me të qetë nuk di çfarë do t’i thoja sepse kur kthehem prapa dhe shikoj sesa shumë e kam stërmunduar veten në vite dhe ta dija u them edhe shoqeve të mia, ta dija që do të vinte kështu, por pse jam mërzitur? S’e kuptoj. Pse jam mërzitur,pse jam stresuar, nuk ia vlen. Çdo gjë me durim, durimin e kam të skalitur tashmë, me durim vjen çdo gjë e bukur, vetëm me durim. Këtë do t’i thosha edhe Arjolës 18 vjeç./tvklan.al