Pa arkiv asnjë shtet nuk do mund të dokumentonte hapat e tij në histori.
Një pasuri kombëtare dokumentare për të cilën edhe Arkivi Qendror i Shtetit ndihet krenar në ditëlindjen e tij të 60-të.
Në ekspozitën e çelur me këtë rast, janë prezantuar dokumentet më të vjetër të këtij fondi të rrallë, që datojnë shekullin e gjashtë e deri në ditët tona.
Këtij arkivi i referohemi të gjithë për të gjetur shpjegimin e duhur për faktet historike.
Nevila Nika: “ Pasuria e arkivit është e jashtëzakonshme, ka dokumente nga më formatizueset, informatizimi ka ecur mjaft mirë falë bashkëpunimit shimë të mirë me arkivat Federale të Zvicrës. Ka filluar mirë me numërimin e inventarëve të fondeve arkivor, kemi numerizuar të gjithë treguesit që neve kemi bërë deri tani për ush pronarë, për ish pjesëmarrësit e luftës së dytë botërore, antifashiste, për të persekutuarit politik.”
Valentina Duka: “Arkivi përmban dokumentet primare që konsiderojmë ne. Që do të thotë se pa këto dokumente ne nuk mund të bëjmë shkencë, nuk mund të shkruajmë ashtu si duhet
historinë e Shqipërisë. Veç arkivit të shtetit duhet ët shohim dokumentet dhe në arkivat e tjera të botës për ti krahasuar dhe për të arritur në konkluzione objektive dhe shkencore. Duhet ët ditë dhe të seleksionojmë se jo të gjitha dokumentet që ndodhen në arkiv kanë të njëjtën vlerë.”
Arkivi i shtetit përfshin në fondin e tij edhe dokumentet më të reja të Shqipërisë së pas viteve ’90, dokumente të cilat për tu bërë pjesë e historisë së shkruar duhet të kalojnë nëpër sitën e kohës.
Valentina Duka: “Arkivi hapet më duket, mbas 25 vjetësh, por shuam shpejt ato do të jenë në duart tona dhe ne do të japim mendimin tonë, objektiv, shkencor për këto fenomene shumë të debatueshme dhe sot.”/tvklan.al
Gazetare: Irma Toptani