“Pa idealin nacionalist nuk mund të kemi një zhvillim të vërtetë të kombit dhe të mendimit shqiptar”. Kështu iu drejtua politikani i njohur Arbën Xhaferi, studiuesve pjesëmarrës në tryezën shkencore mbarëkombëtare, mbajtur në Tiranë mbi mendimin shqiptar dhe shkollën shqipe.
Arbën Xhaferi: “Unë nuk më vjen turp që të flas pozitivisht për nacionalizimin për shkak se nacionalizimi është simfoni evropiane, nuk është diçka negative në kuadër të sistemit të vlerave europiane, çka paraqet ideal për një shqiptar. Unë nuk mund të pajtohem që të fillojmë të dekonstruktojmë sistemin e vlerave kombëtare për shkak së në sferën e intelektit apo të ideve filozofike ka dalë një Habermas apo ka dalë ndonjë Bodrian apo postmoderniste ndryshe.”
Politikani Xhaferi përmendi edhe shtete të mëdha, si Kina dhe Rusia të cilat ende nuk kanë aprovuat mëvetësinë e Kosovës.
Arbën Xhaferi: “Ne të gjithë jemi të ballafaquar se Kina nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, për shkak se në Kosovë po rrezikohen interesat kineze, ose Rusia po ashtu thotë se nuk mund ta pranojnë pavarësinë e Kosovës se aty po rrezikohen interesat ruse. Të gjithë i mbrojnë interesat e veta në Kosovë, veç neve na refuzojnë që t’i mbrojmë interesat tona nacionale në Kosovë.”
Gjergj Sinani: “Me këtë term nacionalizëm iluminist e ka përdorur dhe … Këtë lloj nacionalizimi thotë ai e gjeta në Amerikë, ku njerëz që vijnë nga vende të ndryshme, që kanë tradita, kulturë të ndryshme, kur u shan Amerikën zëre se ke sharë secilin prej tyre. Ata kanë arritur të bashkojnë interesin personale me interesin e kombit.”
Duke rikujtuar intelektualët, mendimtarët e njohur shqiptarë të viteve 30, si Noli, Konica, At Anton Harapi, studiues historianë dhe njohës të tyre theksuan faktin, se përfshirja gjerësisht në tekstet shkollore e veprave të mrekullueshme lënë trashëgim prej tyre dhe censuruar për 50 vjet rresht, duhet të jetë një nga prioritetet e autoriteteve shtetërore dhe të ministrisë së arsimit./tvklan.al
Gazetare: Irma Toptani