4 persona të dënuar dhe të akuzuar nga autoritetet në Shqipëri dhe shtete të tjera për armëmbajtje pa leje, kultivim/prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike si dhe fshehje të të ardhurave janë ekstraduar në Shqipëri.

Policia njofton se si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet zyrave të Interpolit në Tiranë, Romë, Berlin dhe Madrid janë finalizuar procedurat për ekstradimin e personave:

Salvatore Salozzo, 31 vjeç, lindur në Itali. Ai u ekstradua nga Italia në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. 31-vjeçari ka fshehur të ardhurat e shoqërisë tregtare të tij dhe nuk i ka paguar detyrimet tatimore shtetit shqiptar;

Renald Lleshi (Canaj), 29 vjeç. Ai u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Sarandës, me mbi 3 vjet burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. Më datë 29.08.2017, në Sarandë, 29-vjeçari bashkëpunoi për plagosjen me armë zjarri, të 3 shtetasve, ndërsa në banesë iu gjetën 9.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa;

Njazi Kulla, 28 vjeç. Ai u ekstradua nga Luksemburgu në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 28-vjeçari duhet të vuajë dhe rreth 2 vjet burgim, nga ky dënim;

L. Ll., 48 vjeç, lindur në Vlorë. Ai u ekstradua nga Shqipëria në Spanjë, pasi Gjykata e Barcelonës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Spanjës.

/tvklan.al