Një skenë tipike për filmat aksion ka ndodhur në Francë. Dy roje burgu janë qëlluar për vdekje dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë pasi disa persona të armatosur i zunë pritë një furgon i cili mbante një të burgosur të rrezikshëm.
Grupi i personave te armatosur mbërriten me dy automjete, përplasën furgonin e policisë dhe më pas u larguan së bashku me të burgosurin.
Ky i fundit mbahej në një burg të sigurisë së lartë në Francë dhe po transportohej nga një gjykatë në Rouen në një burg në Evreux.
I burgosuri është 30-vjeçari Mohamed A dhe sipas mediave franceze ishte në krye të një bande kriminale e cila merret me trafikimin e lëndëve narkotike.
Ngjarja shkaktoi reagime të ashpra nga politikanët, veçanërisht nga e djathta ekstreme. Ministri i Drejtësisë reagoi menjëherë për ngjarjen dhe u shpreh se një sulm i tillë ndaj uniformave blu nuk kishte ndodhur që nga viti 1994 ndërsa në parlament u mbajt një minutë heshtje.
Klan News