Drejtoresha e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Sarandës, u ndalua nga prokuroria e rrethit këtë mesditë me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Tv klan ka mësuar se Adriana Shehu, ka qenë duke u marrë në pyetje nga prokuroria e Sarandës, për një çështje për të cilën ajo po hetohej. Pas përfundimit të pyetjes së saj, prokuroria ka njoftuar Shehun, se ishte nën masën e ndalimit.

Për këtë shkak është njoftuar edhe policia e qytetit. Menjëherë më pas ajo mësohet se është shoqëruar në spital për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Ende nuk dihen rrethanat e çështjes, për të cilën Shehu ishte nën hetim.  

TV KLAN