Kryeministri Edi Rama ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 qershorit.
Në urimin e tij, Macron përgëzon Kryeministrin Rama për punën e bërë gjatë qeverisjes së mandatit të parë 4-vjeçar.
“Keni bërë shumë për shtetin e së drejtës, reforma në drejtësi është një hap i madh përpara. Shqipëria është shumë pranë Bashkimit Europian. Mirënjohje për rëndësinë që i kushtoni Francës. Jemi bashkë për Europën e së ardhmes”,
thotë Presidenti Macron në urimin e tij për Kryeministrin Edi Rama.
/tvklan.al