Një jurist i Kadastrës së Durrësit është vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi ishte në kërkim. Është prangosur 46-vjeçari Mikel Zaho, i cili akuzohet për shpërdorim të detyrës pasi dyshohet për tjetërsim të pronave.

Për të gjykata kishte vendosur masën arrest në burg në mungesë. 46-vjeçari rezulton të jetë arrestuar edhe në vitin 2021 me të njëjtën akuzë. Pas disa seancave gjyqësore Zaho u la i lirë ndërsa ishte akuzuar në atë kohë për tjetërsim pronash në bregdetet me dokumente false.

Klan News