Policia e Elbasanit ka arrestuar një 54-vjeçar të dënuar me 20 vite burgim. Në pranga ra Agron Çakalli 54 vjeç nga Elbasani.

54-vjeçari ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në Kretë të Greqi më 2 Dhjetor 2016. Ai është shpallur fajtor për trafikim të lëndëve narkotike dhe kultivim të bimëve narkotike.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në vendin tonë e ka njohur dënimin e palës greke dhe e ka konvertuar në 20 vite burgim më datë 17 Prill 2024.

/tvklan.al