Lajme Arkiva 2003
Në pranga edhe personi i tretë i dosjes së të pandehurve për nxitje të urrejtjes kombëtare që njiheshin edhe si organizator dhe drejtues të Armatës Kombëtare Shqiptare. Burime pranë Interpolit konfirmuan se Idajet Beqiri me shtetësi shqiptare ish kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar, fshihej në Gjermani.
Ai u prangos në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar i cili shpall në kohën kur u çel procesi gjyqësor në Shqipëri.
Gjykata e Tiranës shpalli fajtor për nxitjen e akuzës së urrejtjes kombëtare Gafurr Adilin, i cili ka qëndruar për një kohë të gjatë në Zvicër ndërsa liroi nga akuzat Taip Mustafain.
Ndërsa për Idajet Beqirin, person me precedentë të mëparshëm penal, në kohën kur punonte si gjyqtar dhe më vonë Gjykata e Tiranës e veçoi çështjen.
Procesi ndaj tij pritet të nisë së shpejti, ndërkohë organet e drejtësisë pritet të përfundojnë shumë shpejt procedurat për ekstradimin e Beqirit në Shqipëri.
Pak javë më parë autoritetet gjermane liruan një tjetër të shpallur në kërkim, Edmon Aliajn, ish drejtorin e prokurimeve në Ministrinë e Rendit, i cili aktualisht mësohet se po përfundon procedurat për strehimin politik në këtë shtet./tvklan.al