Arsenali u rikthye të suksesi në kampionat dhe këtë e bëri me një fitore në derbi ndaj Tottenham-it.

“Topçinjtë” triumfuan minimalisht, duke iu falur një goli të shënuar nga Gabriel në minutën e 64-t, i cili e ndali topin në rrjetë, pas asistit të marrë nga Bukayo Saka.

Skuadra e Artetës vinte me mungesa të shumta në këtë takim, kryesisht në mesfushë, por ia doli të marrë tre pikë të arta.

Në krahun tjetër, Tottenham krijoi raste të shumta, por nuk ia doli ta dërgojë dot topin në rrjetë.

Me këtë fitore, Arsenali mban vendin e dytë në renditje me 10 pikë, ndërsa Tottenham renditet në vendin e 13-të me 4 pikë të grumbulluara. /tvklan.al