Marash Kumbulla, ka hedhur pas krahëve dëmtimin që e la jashtë për dy ndeshjet e Shqipërisë në Ligën e Kombeve.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, mbrojtësi njofton se ka kaluar lëndimin dhe është gati për tu rikthyer në fushë me Espanyol.
“Jam i gëzuar që jam kthyer dhe po bëj atë që dua më së shumti. Le të shkojmë Espanyol”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Kumbulla u dëmtua në derbin ndaj Barcelonës, duke u zëvendësuar pas 40 minutave lojë. Ky dëmtim, e la edhe jashtë grumbullimit me Shqipërinë, për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, ndaj Çekisë dhe Ukrainës.
Kumbulla u bashkua me Espanyol në fundin e merkatos së verës, në huazim nga Roma dhe duket se është përshtatur shumë mirë, teksa është kthyer në një titullar të padiskutueshëm.
/tvklan.al