Trajneri Mikel Arteta deklaroi se si ai, ashtu edhe lojtarët e ekipit “nuk ndiejnë keqardhje për veten”, pavarësisht dëmtimeve që kanë prekur ekipin përpara sfidës së rëndësishme ndaj Liverpulit në Premier Ligë,

“Topçinjtë” janë pa kapitenin Martin Odegaard, i cili ka munguar në nëntë ndeshjet e fundit pasi pësoi një dëmtim me Norvegjinë. Bukajo Saka është në dyshim, ashtu si edhe mbrojtësi Rikardo Kalafiori. Lojtari tjetër i prapavijës, Xhurien Timber ka munguar në tri sfidat e fundit për shkak të një problemi muskulor.

Edhe qendërmbrojtësi Uillian Saliba mungon për shkak të kartonëve. Por trajneri Arteta shprehet në konferencën për shtyp, se kjo është loja, e ata do të përshtaten.

“Natyrisht ne nuk do donim të ishim në të tilla situata, por jemi vërtet me fat që kemi skuadrën që kemi, që kemi lojtarët që kemi, që kemi këtë qëndrimin që kemi! Kur bëhet fjalë për reagimin ndaj një situate të vështirë, nuk ndihemi keq për veten tonë, përballemi! Ne jemi një ekip që e dimë se sa të fortë jemi dhe sa të vështirë mund të jemi për kundërshtarin. Të kesh këtë mentalitet fituesi në ekip, është diçka që më pëlqen.”

Trajneri i ‘të kuqve’ Arne Alot e pranon se përballja në “Emirates” do të jetë e vështirë. Në tri sfidat e fundit, Liverpool ka marrë një barazim, e ështe mposhtur dy herë.

Holandezi tha se “topçinjtë” janë një rival mjaft i fortë dhe kur u merr atyre pikë, ka rëndësi të madhe.

Në 12 takime në stolin e Liverpulit, Slot e ka drejtuar ekipin në 11 fitore. Tekniku nuk do të ketë të disponueshëm Diogo Jota-n për këtë takim.

Klan News