Me të njëjtën strategji dhe me të njëjtat deklarata, Partia Socialiste sulmon krerët e degëve që kanë kërkuar respektimin e statutit dhe largimin e Edi Ramës nga drejtimi i partisë, pas humbjes në zgjedhje. Me tekst identik, të hartuar ndoshta në zyrat e Selisë Rozë dhe të lexuar në Shkodër e Lushnje, një pjesë e asambleve të këtyre dy rretheve janë ngritur kundër kryetarëve të rretheve pas deklaratave të tyre publike se Rama duhet të ikë.

Dodë Mehmetaj: “Ne mbështesim pa asnjë rezervë liderin e Partisë Socialiste zotin, Edi Rama dhe strukturat e kësaj partie në realizimin e këtyre kërkesave pa asnjë …”

Shefqet Ahmetaj: “Mbështesim pa asnjë rezervë liderin e PS-së zotin, Edi Rama dhe strukturat e kësaj partie në realizimin e këtyre kërkesave pa asnjë ekuivok. Këto qëndrime dhe veçanërisht kërkesa për largimin e liderit të PS-së janë të pamoralshme, të gabuara dhe kanë si qëllim vetëm fshehjen e përgjegjësisë direkte…

Këto tekste të njëjta janë lexuar pa asnjë ndryshim nga Mehmetaj në Shkodër dhe nga Ahmetaj në Lushnje. Replay!

Kryetari i Partisë Socialiste te Lushnjës, Leonard Gogu, thotë se kjo është një lëvizje e Edi Ramës për të eliminuar zërat ndryshe dhe për të shkelur statutin që ai vetë e ndryshoi dhe aspak një qëndrim i anëtarësisë socialiste.

Leonard Gogu: “Këto lloj qëndrimesh hakmarrëse ose qëndrime shuam të nxitura nga kreu i Partisë Socialiste në qendër ndaj mendimit ndryshe janë krijuar tashmë një ves i tij. Deri në kohën kur Edi Rama nuk kanë qenë kryetar i Partisë Socialiste e përkrahte mendimin ndryshe, mendimi ndryshe ka alternativa ndryshe dhe un nuk i kërkova asnjë gjë veç zbatimit të statutit, kryetarit të Partisë. Kurse kryetari i Partisë Socialiste në Qendër vazhdon ët shkeli me të dyja këmbët statutin e Partisë Socialiste që është kushtetuta e jonë e socialistëve. Nëpërmjet këshilltarëve të tij prelatit një deklaratë në zyrat e qendrës atje dhe e jep këtyre manekinëve këtu për t’i lexuar.”

Por Leonard Gogu, një prej krerëve lokalë socialiste më të votuar sipas parimit një anëtar një votë, thotë gjithashtu se me këto forma, Rama po e shkatërron Partinë Socialiste.

Leonard Gogu: “Më vjen shuam keq për gjendjen ku katandisen zhvillimet në Partinë Socialiste në Lushnje, ndoshta dhe në të gjithë Shqipërinë. Asambleja nuk ka të drejtë ta mbledh Ergysi, nuk ka të drejtë ta mbledh këshilltari i Edi Ramës, Edi Rama e ngatërron drejtimin e bashkisë me drejtimin e partisë. Edi Rama ta bëjë luftën atje ku duhet ta bëjë, jo me anëtarësinë, me njerëzit që kanë moral, e njerëzit që janë përkushtuar dhe kanë kontribuar për Partinë Socialiste.”

Me këto lëvizje në fakt ndodhi ajo që pritej. Qëndrimi i Ramës ne krye të PS –së në shkelje të statutit ka futur në sherr drejtuesit në bazë, duke thelluar krisjen në këto struktura jetike të partisë më të madhe në opozitë, çka po i shkakton asaj dëmin më të madh pas lënies në opozitë edhe për katër vjet të tjera./tvklan.al