Nata e parë e “X Factor Albania” në Tv Klan ka arritur në fundin e saj. 16 konkurrentë u ngjitën pas 8 vitesh në skenën e spektaklit për të shfaqur talentin e tyre përmes performancave unike.

Kategoria e djemve e udhëhequr nga Arilena Ara, vajzat e mentoruara nga Elhaida Dani së bashku me grupin “The Chemicals” si dhe grupi mix nën kujdesin e Young Zerkës u kujdesën të jepnin më të mirën e tyre.

Siç ishte lajmëruar më herët, nata e parë do të kishte një eleminim dhe është momenti që moderatorja Alketa Vejsiu njofton vendimin:

“Sonte largohet në shtëpi vetëm Alketa Vejsiu!”

Votat e kësaj mbrëmjeje do të përllogariten në votimet e natës së dytë live.

Nata e parë mbyllet mes emocionesh të bukura, pa asnjë eliminim dhe një garë të fortë që sapo ka nisur!/tvklan.al