Lajme Arkiva 2003

Asnjë kompani e mirëfilltë shqiptare nuk ka treguar interes për linjën ajrore Shqipëri-Amerikë. Deri më tani është paraqitur vetëm një kompani amerikane ku bëjnë pjesë edhe përfaqësues shqiptarë.

Spartak Poçi: Biznesi shqiptar akoma nuk ka ndonjë shenjë që mund të ketë. Natyrisht operimi mund të realizohet edhe në formën e “join aventure”, domethënë të krijohen kompani të përbashkëta shqiptaro-amerikane apo amerikano-shqiptare, por gjithsesi këtë t’ia lëmë kohës.

Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve Spartak Poçi u shpreh se parlamenti do të kalojë për verifikim ratifikimin e marrëveshjeve për qiejt e hapur pa operuar me linja të ndërmjetme. Kjo është miratuar në mbledhjen e mbrëmshme të qeverisë./tvklan.al