Kastriot Elezi, 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi, 22 vjeç ishin të ulur në kafe së bashku kur ranë pre e të shtënave me armë zjarri pasditen e kësaj të marte në zonën e Don Boskos në Tiranë.
I pari mori dy plumba, një në gjoks dhe një tjetër në krah, teksa i dyti u plagos në këmbë. Për momentin të dy ndodhen në gjendje të stabilizuar në Spitalin e Traumës.
Autorët që mendohet të kenë qenë të paktën 3, janë larguar me një makinë tip Golf, ngjyrë gri të cilën e dogjën në fshatin Qerek të Kamzës. Mjeti u gjet nga policia i shkrumbuar siç duket në këtë foto.
Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha për mediat se ende nuk e kanë të qartë se kush ishte objektivi në këtë ngjarje.
“Nuk mund te themi së cili është objektivi, po studiojmë të shkuarën dhe konfliktet, njëri prej tyre kishte precedentë penal.
Burime konfirmuan që 45-vjeçari Kastriot Elezi, i cili ka marrë edhe plagët më të rënda nga atentati, ka qenë i dënuar në Itali si anëtar i një grupi kriminal. Grupi i hetimit po ndjek itinerarin e lëvizjes së makinës që përdorën autorët në mënyrë që të kuptojnë më shumë mbi lëvizjet e tyre para dhe pas ngjarjes.
Tv Klan