Një atentat me armë ka ndodhur ndaj një shqiptari në Belgjikë mbrëmjen e së dielës. Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në mes të një lokali shqiptar në Schaerbeek të Brukselit.

Nga të shtënat me armë, 44-vjeçari shqiptar mbeti i plagosur dhe është në gjendje kome.

Autori ka qenë një person i maskuar që ecte në trotuar, kur papritur nxorri pistoletën nga xhepi dhe hapi zjarr ndaj shqiptarit. Identiteti i këtij të fundit nuk është bërë ende i ditur.

44-vjeçari ka marrë 4 plumba, nga të cilat 2 në kokë dhe 2 në trup.

Pas atentatit, autori u largua në drejtim të paditur. Ka dyshime që edhe ai të jetë shtetas shqiptar.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktari ka mësuar se autoritetet belge janë në komunikim me Policinë Shqiptare për këtë rast dhe i kanë informuar për identitetin e të plagosurit.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh, megjithatë do të priten hetimet e agjentëve të policisë.

/tvklan.al