Skënder Çota: “Sapo kemi filluar asfaltimet në zgjerimin e saj. Një segment prej 1.3 kilometrash është hedhur shtresa e parë e asfaltit. Dy segmentet e tjera, dy lotet e tjera fillon asfalti brenda dy ditëve. Fundi i javës tjetër do të jetë, mendojmë që do të jetë e gjitha e asfaltuar. Jemi në fazën që kontratat duhet të kishin përfunduar, por jemi vetë koshientë që afati ka qenë shumë i shkurtër duke pasur parasysh procedurat e shpronësimit që e mat një kohë shumë më të gjatë”.
Ne këtë mënyrë zv/drejtori i përgjithshëm i rrugëve justifikoi vonesat ne mbylljen e punimeve për zgjerimin e rrugës Plepa-Golem, por krahas këtij problemi qe ka te beje me shpronësimet, zvarritja e punimeve ka edhe një ane tjetër. Ndryshe nga udhëzimi i qeverise, firmat kontraktuese nuk punojnë me tre turne.
Këto pamje janë filmuar mbrëmjen e se mërkurës. Siç shihet, asnjë nga këto makineri nuk është ne pune.
Puna këtu kryhet gjate ditës kur edhe fluksi i makinave është tepër i madh ne këtë zone tashme e tejmbushur me pushues. Kjo sjell rendimin e trafikut dhe çrregullimin e tij.
Vetëm gjate orëve te para te mbrëmjes se shkuar, vargu i makinave ne këtë segment, ne afërsi te Plepave, arriti ne afro 2 kilometra.
Punimet ne këtë segment duhet te përfundonin me 30 Qershor. Zv/drejtori i përgjithshëm i rrugëve dha garanci se gjithçka do te jete gati brenda javës qe vjen. Me këto ritme, kjo mbetet për t’u pare./tvklan.al