Fjorald Zguro: “Shtrimi me asfalt i këtij segmenti nga Plepat në Golem duhej te kishte përfunduar këtë fundjave, te paktën kështu na u tha dhjetë ditë më parë kur u mor një prononcim nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, por siç shihet ka ende shume pune për t’u bere.”
Skënder Çota: “Sapo kemi filluar asfaltimet në zgjerimin e saj. Një segment prej 1.3 kilometrash është hedhur shtresa e parë e asfaltit. Dy segmentet e tjera, dy lotet e tjera fillon asfalti brenda dy ditëve. Fundi i javës tjetër do të jetë, mendojmë që do të jetë e gjitha e asfaltuar.”
10 dite pas prononcimit te zv/drejtorit te përgjithshëm te rrugëve jemi rikthyer serish ne segmentin Plepa-Golem. Ne këtë pjese te rrugës konstatojmë se gjate kësaj periudhe pothuajse nuk është punuar fare, siç edhe tregojnë këto pamje.
Piku i sezonit veror 2009 e gjeti përsëri rrugën Plepa-Golem te papërfunduar duke shkaktuar trafik dhe stres për drejtuesit e automjeteve, ne një nga zonat turistike me te frekuentuara.
Nisur ne fillim te këtij viti ne baze te kontratës punimet për zgjerimin e këtij segmenti duhej te përfundonin ne 30 Qershor.
Nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve thuhet se problemet me shpronësimin janë shkaktaret për vonesat, por një tjetër e vërtetë është se këtu nuk punohet me tre turne, ne kundërshtim nga urdhri i kryeministrit qe u kërkon kompanive te ndërtimit te punojnë pa ndalese ne veprat publike me qellim përfundimin e tyre sa me pare.
Megjithëse ne hyrje dhe dalje te këtij segmenti 5 kilometra te gjate është hedhur një shtrese asfalti, me ritmet qe po ecet aktualisht përfundimi i punimeve duket ende larg./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro