Babë e bir kanë goditur me grusht dje në Vlorë një punonjës të policisë bashkiake. Siç bëjnë me dije blutë, ata janë proceduar penalisht.
“Komisariati i Policisë Vlorë ka referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për shtetasit T. S., 61 vjeç dhe K. S., 36 vjeç (babë e bir), të dy banues në Bestrovë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në lagjen “11 Janari”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin B. J., 37 vjeç, (punonjës i Policisë Bashkiake, jashtë orarit të punës).Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar./tvklan.al