Gratë janë të ekspozuara çdo ditë ndaj dhunës online, ndaj duhet bërë më shumë për të parandaluar raste të tilla. Kështu u shpreh Zv/Kryeministrja Belinda Balluku në tryezën me temë “Dhuna me bazë gjinore në hapësirën dixhitale”.
“Kjo tryezë ka një tematikë të rëndësishme që prek dy çështje të rëndësishme, barazinë gjinore, forcimin e grave, mbrojtjen ndaj dhunës dhe çka është e rëndësishme sot, ndikimin që kanë mediat sociale. Dixhitalizimi si një proces revolucionar, sot të bashku biem dakord se kemi hyrë në epokën e revolucionit dixhital, por si çdo produkt ka benefitet dhe efektet anësore negative. Të gjithë në këtë sallë, gratë, vajzat, por jam e sigurt edhe burrat që na janë bashkuar sot në sallë, secili në një mënyrë apo në një tjetër është viktimë, qoftë kjo dixhitale apo reale”.
Sipas Ballukut nëpërmjet kësaj tryeze duhet të miratohet një rezolutë që do të ndihmojë në përmirësimin e situatës ndaj këtij fenomeni.
Shqipëria gjatë kësaj periudhe i bashkohet aksionit mbarëbotëror për të luftuar dhunën me bazë gjinore përmes një fushate 16 ditore.
Klan News