Për here të pare kreu i republikës ka thyer heshtjen dhe është shprehur për krizën parlamentare te krijuar për shkak te bojkotit te opozitës, krizë për te cilën Topi fajëson këtë te fundit.

I intervistuar nga gazetari Alfred Peza për emisionin Ora e Debatit, presidenti Topi është shprehur i gatshëm për te negociuar siç është shprehur me forcat politike për zgjidhjen e krizës.

Bamir Topi: “Unë mendoj që kam bërë atë pjesë që i takon presidentit të bëjë, pra gjithmonë janë apele, janë takime me partnerë, me faktorë politikë dhe i takon në mënyrë ekskluzive partive politike, të cilat kanë në lidershipin e tyre njerëz me eksperiencë që të marrin vendimin për të vazhduar dialogun.”

Alfred Peza: “A jeni bërë ju iniciator për fillimin e këtij dialogu?”

Bamir Topi: “Unë nuk kam bërë ndonjë tentative të drejtpërdrejtë për uljen e palëve, sepse…”.

Alfred Peza: “Pse?”

Bamir Topi: “Natyrisht që duhet ta shprehim vullnetin në fakt politik në radhë të parë që të kërkojmë mediatorin dhe atëherë mund të futet në lojë institucioni”.

Por pavarësisht kësaj kreu i republikës është shprehur se mungesa e grupit parlamentar socialist në kuvend nuk është pengese për liberalizimin e vizave.

Bamir Topi: “Mendoj që ai proces ka rrugën e vet. Unë kam besimin që është një proces i pandalshëm. Sigurisht disa gjëra frenojnë, por nuk ndalojnë”./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka