Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Pas deklaratës së Presidenti të Republikës zotit Alfred Moisiu, për krijimin e balancës në KQZ, kryetari i grupit parlamentar të PD Bamir Topi shprehet.

Bamir Topi:- “Partia Demokratike dhe Presidenti i Republikës janë në sintoni të plotë, përsa i përket domosdoshmërisë të balancimit të KQZ. Sa kohë që janë në sintoni, besoj që janë të njëjtat hapa institucional. Në vijim të punës së komisionit bipartizan të reformojë kodin zgjedhor dhe në këtë sens të balancohet dhe KQZ, gjë që socialistët nuk e bënë për mungesë vullneti politik”.

Socialistët refuzuan të prononcohen lidhur me këtë çështje. Ndërkaq, sekretari i marrëdhënieve me publikun në PS Bardhyl Agasi, larg mikrofonit u shpreh se presidenti do të ishte më mirë që këtë çështje ta diskutonte në një tryezë me partitë./tvklan.al

Gazetare – Danjela Kostandini