Shqiptaret e memorizuan 28 Qershorin si ditën e qytetarisë, te denje për një vend anëtar te NATO-s dhe kandidat për Bashkimin Evropian.
Është ky vlerësimi i pare i dhënë nga presidenti i republikës, Bamir Topi për procesin zgjedhor, i bere ne një mesazh drejtuar deputeteve te kuvendit te ri, te legjislaturës se tetëmbëdhjete.
Bamir Topi: “Më 28 Qershor, në këtë ditë të shënuar, qytetarët e vendit tonë dëshmuan përgjegjësi politike, pjekuri, mençuri të admirueshme nëpërmjet pjesëmarrjes së lartë, e sidomos mënyrës civile e demokratike të sjelljes, me shpresën e besimin se përfaqësuesit në Kuvendin e Shqipërisë do të mishërojnë interesat e tyre dhe do të luftojnë më mirë për t’i mbrojtur ato. Duke i përgëzuar, shpreh edhe një herë mirënjohjen e thellë për gjithë popullin shqiptar, i cili 28 Qershorin e memorizoi si ditën e qytetarisë, të denjë për një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat për në Bashkimin Evropian.”
Ndonëse ne mënyrë jo te drejtpërdrejte, mesazhi përmban nota te qarta kundër bojkotit te parlamentit nga Partia Socialiste, pasi presidenti u kërkon te gjithë deputeteve qe te vendosin kauzën kombëtare mbi interesat partiake dhe te përfaqësojnë ne kuvend këtë tempull kombëtar te debatit politik interesat e zgjedhëseve te tyre përmes ndarjes se përgjegjësive mes pozitës dhe opozitës.
Bamir Topi: “Kuvendi i Shqipërisë është tempulli kombëtar i debatit politik ku ju duhet të zhvilloni angazhimin qytetar dhe kushtetues për të forcuar më tej demokracinë parlamentare pluraliste, për të ballafaquar politikisht vizionet, për të ndarë publikisht përgjegjësinë dhe respektin pozitë-opozitë, por sidomos për të bashkëbiseduar me njerëzit me përgjegjësinë e madhe politike, për t’u shërbyer atyre në katër vjetët e ardhshme. Kuvendi i Shqipërisë ka nevojë për kontributin e menjëhershëm të të gjithë të zgjedhurve politikë. Kauza euroatlantike dhe e ardhmja e vendit mund të kërkojnë që, për interesa shumë të rëndësishme kombëtare, ju të ngriheni mbi interesat e partive që përfaqësoni, por të keni ndërgjegjen e qetë se nuk keni tradhtuar interesat e qytetarëve që ju kanë besuar të ardhmen e tyre duke kontribuar kështu edhe për rikthimin e besimit të humbur tek politika dhe politikanët.”
Ne mesazhin drejtuar te gjithë te zgjedhurve te 28 Qershorit, kreu i shtetit nënvizon faktin se pjesëmarrja parlamentare dhe debati politik qe zhvillohet ne këtë institucion ligjvënës, i shërbejnë integrimit te vendit dhe prosperitetit te tij.
Bamir Topi: “Shqipëria nuk duhet të humbasë asnjë çast drejt rrugës së prosperitetit. Populli shqiptar pret me padurim një të ardhme akoma më të mirë. Së bashku, duke iu larguar interesave të ngushta, duke menduar si shtetarë të përgjegjshëm, duhet të punojmë që Shqipëria të mbyllë përfundimisht vitet e vështira të tranzicionit politik dhe të forcojë themelet e qëndrueshme të një shoqërie demokratike ku liria, respekti ndaj vlerave dhe meritave të kthehen në çelësin e suksesit dhe sigurinë për të ardhmen e këtij vendi. Vetëm vullneti i përbashkët mund ta kthejë Kuvendin e Shqipërisë në një terren debati profesional dhe konstruktiv dhe jo në arenë beteje politike shterpë.”
Po kështu, presidenti Topi thekson rolin e parlamentit shqiptar edhe ne çështje te tjera, si lufta kundër korrupsionit, prona, sigurimi i jetës se qytetareve, forcimi i rendit, arsimi, shëndetësia, ekonomia e varfëria, si dhe ne marrëdhëniet e fqinjësisë se mire dhe ne mbështetjen për pavarësinë e Kosovës dhe njohjeve te reja te saj./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro