Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar për fitoren Joe Biden, i cili sipas të gjitha projeksioneve është Presidenti i ri i SHBA.
Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se Shqipëria dhe shqiptarët janë krenat për miqësinë me Amerikën dhe shpreson për një bashkëpunim të mëtejshëm.
“Urimet e mia më të përzemërta për Joe Biden në zgjedhjen e tij si President i ri i SHBA. Shqipëria dhe shqiptarët janë krenarë për miqësinë dhe aleancën tonë.
Unë dhe PD shpresojmë që të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë amerikanë për të forcuar vlerat dhe zotimet tona të përbashkëta”, shkruan Basha./tvklan.al