Një tjetër investim i rëndësishëm me materiale bashkëkohore po kryhet në rrjetin e ujësjellësit tek rruga “Xhanfize Keko”.
Punonjësit e UKT-së thonë se ky investim madhor për këtë zonë do të sjellë ndryshime të dukshme të sasisë dhe cilësisë së furnizmit me ujë. Specialistët dhe grupet Ujësjellësit në terren po punojnë pa ndërprerje, deri në orët e vona të mbrëmjes për të finalizuar këtë projekt.
Në këto katër vite, Bashkia e Tiranës ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme në shumë zona të kryeqytetit, duke rinovuar tërësisht rrjetin e amortizuar nga mosvënia dorë prej vitesh duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me ujë të pijshëm dhe të cilësisë së tij.
Në të njëjtën kohë një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përgjigjes në kohë të shqetësimit të qytetarëve për çdo problem në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve përmes specialistëve të UKT.